Ndërlidhjet

Rusia reagon ndaj deklaratave të nënpresidentit Biden


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Kremlini i është kundërpërgjigjur deklaratave të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka deklaruar se presidentit rus, Vladimir Putin “do t’i dërgohet mesazh” lidhur me sulmet kibernetike ruse, ndaj institutcioneve politike amerikane.

“Kërcënimet drejtuar Moskës dhe lidershipit të shtetit janë të paprecedent sepse ato vijnë nga një nivel i tillë, inënpresidentit amerikan”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citon agjencia ruse RIA Novosti.

Në intervistën për NBC News, Biden ka deklaruar se “ne do t’i dërgojmë mesazh” dhe presidenti rus, Vladimir Putin do ta marr atë.

“Ne kemi kapacitet për të dërguar një mesazh të tillë. Ai do ta kuptoj dhe ne do ta dërgojmë mesazhin në kohën kur ne e mendojmë që do të ketë më së shumti ndikim”.

NBC ka raportuar se Shtëpia e Bardhë është duke e konsideruar mundësinë e “një sulmi të paprecedent kibernetik ndaj Rusisë” me qëllim të “turpërimit” të lidershipit të Kremlinit.

XS
SM
MD
LG