Ndërlidhjet

Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e një rakete balistike


Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Koreja e Veriut ka kryer një provë të pasuksesshme të lansimit të një rakete balistike.

Nisja nga Pheniani përfundoi në dështim, pasi predha thuhet se shpërtheu menjëherë pas nisjes.

Raketa e lansuar e tipit Musudan llogaritet të ketë gamë prej 4 mijë kilometrash, që është mjaftueshëm për të goditur Korenë e Jugut, Japoninë dhe terroritorin amerikan të Guamit.

“Ne fuqishëm dënojmë këtë provë dhe provat e tjera të kryera së fundmi nga Koreja e Veriut, të cilat shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat në mënyrë të qartë ia ndalojnë Koresë së Veriut të lëshojë raketa dhe të përdorë teknologjinë e raketave balistike”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Koreja e Veriut suksesshëm kreu një provë të lëshimit të një rakete satelitore në muajin shkurt. Në janar, vendi më i izoluar në botë po ashtu kreu provën e katërt të armëve bërthamore.

Pheniani vazhdimisht zhvillon armë bërthamore dhe raketa balistike, pavarësisht rezolutave të OKB-së dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG