Ndërlidhjet

logo-print

Luftanija e SHBA-së, cak i një rakete të lëshuar nga Jemeni


Luftanije amerikane

Luftanije amerikane

Zyrtarët e SHBA-së thonë se një luftanije amerikane ka qenë cak i një rakete të lëshuar nga territori i kontrolluar nga rebelët huthi në Jemen.
Raketa ka dështuar të godasë luftanijen amerikane, por ky është incidenti i tretë i kësaj natyre në javët e fundit.

Zyrtarë të mbrojtjes në SHBA kanë thënë se disa raketa janë lëshuar drejt luftanijes amerikane, e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kuq, por anija ka arritur që të manovrojë dhe i është shmangur raketës.

Shtetet e Bashkuara, me autorizimin e presidentit Barack Obama, më 13 tetor kanë shkatërruar disa radarë në Jemen, prej ku besohet se janë lëshuar edhe dy raketat paraprake.

Vendimi i 13 tetorit është aksioni i parë ushtarak i Uashingtonit drejt caqeve të rebelëve huthi në Jemen.

Rebelët huthi kanë mohuar se kanë sulmuar luftanijet amerikane.

XS
SM
MD
LG