Ndërlidhjet

Kerry në Londër do të bisedojë për Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po udhëton në Londër sot, për të diskutuar për luftën civile në Siri me aleatët evropianë.

Kerry do të takohet me homologët e tij nga Britania, Franca dhe Gjermania, pas takimit që zhvilloi në Zvicër me Rusinë dhe shtetet që mbështesin opozitën siriane.

Në Lozanë Kerry u takua me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me diplomatët nga Arabia Saduite, Katari, Irani, Iraku, Jordania, Egjipti dhe Turqia.

Bisedimet, të cilat u zhvilluan pas kolapsimit të marrëveshjes së armëpushimit muajin e kaluar, përfunduan pa marrëveshje për hapat konkret për dhënien fund të konfliktit.

XS
SM
MD
LG