Ndërlidhjet

Rebelët thonë se kanë marrë nën kontroll qytetin Dabiq


Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në qytetin Dabiq
Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në qytetin Dabiq

Rebelët e mbështetur nga Turqia kanë marrë kontrollin e qytetit Dabiq nga grupi militant Shteti Islamik (IS), ka thënë grupi monitorues dhe rebelët.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë sot se rebelët, e mbështetur nga avionët luftarakë turk dhe altireria, kanë marrë nën kontroll Dabiq-in pasi luftëtarët e IS-it janë “tërhequr” nga kjo zonë.

Rebelët kanë thënë se e kanë marrë këtë qytet pas “luftimeve të ashpëra” me militantët e IS-it.

Dabiq që gjendet rreth 10 kilometra larg kufirit me Turqinë, ka qenë nën kontrollin e militantëve të IS-ot që prej gushtit të vitit 2014.

Ky qytet i vogël është i rëndësishëm për propagandën e IS-it për shkak të profetësisë për betejën apokaliptike.

Avancimi në Dabiq është pjesë e një ofenzive të madhe të grupeve rebele të mbështetur nga Tudqia në veri të Sirisë. Përmes kësaj ofenzive po tentohet që të merren territore nga IS-i dhe të ndalohet avancimi i milicive kurde, të cilat Turqia k konsideron zgjatje të separatistëve kurdë.

XS
SM
MD
LG