Ndërlidhjet

Samiti i BRICS përfundon me zotimin për të luftuar terrorizmin


Ilustrim
Ilustrim


Pesë liderët e BRICS kanë përfunduar punimet e samitit dy-ditor, me thirrjen për rimbëkëmbjen e ekonomisë globale si dhe për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, që sipas tyre paraqesin kërcënim për rajonin, paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin.

Liderët e shteteve të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore- janë takuar në Goa, në jugperëndim të Indisë.

Liderët e këtyre shteteve kanë hartuar një deklaratë përfundimtare, ku tregojnë për zotimin e tyre për të luftuar kundër financimit të grupeve terroriste dhe furnizmit të tyre me armatim dhe pajisje të tjera.

Duke folur në këtë samit, presidenti i Indisë, Narendra Modi ka thënë se Pakistani është vatër e “terrorizmit”.

Nuk ka pasur reagim të menjëherëshëm të komenteve të Modit nga ministria e jashtme e Pakistanit.

Modi u ka thënë presidentëve të Brazilit, Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut ses terroizmi paraqet “kërcënimin më të madh ndaj paqes, sigurisë dhe zhvllimit”.

Anëtarët e BRICS përfaqësojnë pothuajse gjysmën e popullsisë së botës dhe një të katërtën e ekonomisë globale.

XS
SM
MD
LG