Ndërlidhjet

logo-print

Putin kundërshton akuzat e SHBA-së për hakerët rusë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se kërcënimet e fundit të SHBA-së, lidhur me sulmet kibernetike ruse ndaj organizatave politike amerikane, vetëm konfirmojnë se Uashingtoni po i përdor këto sulme për qëllime politike.

Duke folur pas samitit të grupit BRICS, Putin ka thënë se beson se akuzat për sulmet kibernetike janë kryesisht retorikë e fushatës së Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti rus ka thënë se shpreson që marrëdhëniet Moskë-Uashington, mund të përmirësohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, më 14 tetor ka thënë se “ne jemi duke dërguar një mesazh” Putinit, dhe “në kohën kur ne të zgjedhim, në bazë të rrethanava ky mesazh do të dërgohet me qëllim që të ketë ndikim më të madh”.

“Për herë të parë, prej një niveli të tillë, Shtetet e Bashuara kanë konfirmuar se janë duke bërë një gjë të tillë, ne në një farë masë ato janë kërcënuese", u ka thënë Putini gazetarëve.

Ai sërish ka mohuar se Rusia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

XS
SM
MD
LG