Ndërlidhjet

Iran: Arrestohen 11 persona, pjesë e një rrjeti të modelimit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet iraniane thonë se kanë arrestuar 11 anëtarë të një rrjeti të modelimit.

Agjencia e lajmeve, Tasnim, ka thënë se ky rrjet ishte i përfshirë në prodhimin dhe publikimin e fotografive pornografike dhe po përhapte “shthurrje” në shoqëri.

Raportimet thonë se 11 personat e arrestuar ishinpersona “kyç” në këtë rrjet, i cili ishte aktiv në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan.

Agjencia qeveritare e lajmeve IRNA ka raportuar se 50 persona u kapën por më pas u liruan.

Tre studio të këtij rrjeti po ashtu raportohet se janë mbyllur.

Në maj autoritetet kanë njoftur për operacionet kundër rrjeteve të modelimit. Autoritet kanë thënë se disa njerëz janë arrestuar për postimin e fotografive të grave, nëpër rrjetet sociale, ku ato shfaqen pa shami në kokë- gjë që në Iran përbën krim.

XS
SM
MD
LG