Ndërlidhjet

Së paku 27 të vdekur nga përplasja e autobusëve në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Së paku 27 veta kanë humbur jetën nga përplasja e dy autobusvëe në provincën Punxhab të Pakistanit.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qytetit Rahim Jar Khan.

Mbi 30 veta po ashtu janë plagosur në aksident.

Zyra e kryeministrit Nawaz Sharif ka shprehur “dhimbje për humbjen e jetëve”.

Sipas statistikave të Qeverisë në Pakistan, rreth 5,000 veta vdesin çdo vit në aksidente rrugore.

XS
SM
MD
LG