Gjermania ka shënuar normën më të lartë të lindjeve në më shumë se tri dekada.
Të dhënat e publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikve tregojnë për një mesatere prej 1.5 lindjesh për grua, në vitin 2015.
Zyra e Statistikave tha se në mesin e 1,000 grave janë shënuar 27 lindje, çfarë është shifra më e lartë e regjistruar qysh më 1982.
Rritja është më shumë e theksuar te gratë pa shtetësi gjermane.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka veçuar normën e ulët të lindjeve në Gjermani dhe plakjen e popullsisë në mesin e sfidave më të mëdha për ekonominë e vendit.
Por, pavarësisht rritjes së numrit të lindjeve më 2015, norma është larg 2.1 lindjeve për grua, që kërkohet për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme.