Ndërlidhjet

Britania “mbyll” llogaritë bankare të RT-së


Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.
Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, tha se Britania ka mbyllur llogaritë bankare të transmetuesit shtetëror rus.

“Llogaritë tona në Britani janë mbyllur. Të gjitha llogaritë tona. Vendimi nuk mund të apelohet. Rroftë liria e shprehjes”, ka shkruar Simonyan në Twitter.

Ajo nuk ka dhënë shpjegime se përse janë mbyllur llogaritë.

Agjencia e rregullimit të transmetimeve në Britani, Ofcom, ka sanksionuar RT-në vitin e kaluar për disa programe mashtruese ose të njëanshme për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

XS
SM
MD
LG