Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Persona të panjohur e kanë vrarë një gazetar


Pamje nga provinca Zabul

Pamje nga provinca Zabul

Zyrtarët afganë thonë se persona të panjohur e të armatosur e kanë vrarë një gazetar në provincën jugore Zabul.

Shefi i policisë në këtë provincë, Mirwais Noorzai, tha se gazetari, Yaqoob Sharafat, është vrarë mbrëmë vonë në kryeqytetin e kësaj province, Qalat.

Raportohet se gazetaari ishte duke u larguar nga një spital me bashkëshorten e tij kur personat e armatosur hapën zjarr kundër tij.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Gazetari i vrarë, Yaqoob Sharafat, punonte për rrjetin shtetëror, Radio Televizioni i Afganistanit.

Sipas Komitetit për Sigurinë e Gazetarëve të Afganistanit, vitit 2016 ishte “viti më i përgjakshëm për gazetarë në historinë e Afganistanit”, pasi 10 reporterë janë vrarë në pjesën e par të këtij viti.

XS
SM
MD
LG