Ndërlidhjet

Një serb i Bosnjës zgjedhet kryetar i Srebrenicës, i pari prej vitit 1999


Mlladen Grujiçiq

Mlladen Grujiçiq

Komisioni Qendror Zgjedhor në Bosnjë Hercegovinë ka konfirmuar se rezultatet e zgjedhjeve lokale në këtë vend tregojnë se një serb i Bosnjës është zgjedhur si kretar i komunës së Srebrenicës, për të parën herë prej vitit 1999.

Sipas rezultateve të konfirmuara sot, politikani serb, Mlladen Grujiçiq, i ka fituar 54.4% të votave në zgjedhjet e 2 tetorit, duke i shkaktuar disfatë kryetarit të deritashëm mysliman, Çamil Durakoviq.

Zoti Durakoviq, më herët, i pat kontestuar rezultatet, duke pretenduar se ka pasur “parregullësi” gjatë votimeve.

Rezultatet preliminare tregonin se Grujiçiq kishte fituar 70% të votave në Srebrenicë.

Pas ankesave për parregullësi ishte urdhëruar rinumërim i fletëvotimeve.

Rinumërimi është ndalur më 5 tetor, kur policia serbe e Bosnjës ka depërtuar në zyrtar e autoriteteve komunale zgjedhore, duke i konfiskuar fletëvotimet dhe duke e marrë në pyetje kryesuesin komunal të zgjedhjeve, Nermin Alivukovi.

Ky zyrtar zgjedhor kishte pretenduar se aksioni i policisë ishte “presion direkt në punën e komisionit komunal zgjedhor”.

XS
SM
MD
LG