Ndërlidhjet

Qeveria e Austrisë do të shemb shtëpinë ku u lind Hitleri


Adolf Hitler

Adolf Hitler

Shtëpia ku u lind Adol Hitleri do të shembet dhe do të zëvendësohet me një ndërtesë të re, e cila nuk do të ketë të bëjë asgjë me diktatorin nazist, ka njoftuar sot qeveria e Austrisë.

Qeveria austriake ka për qëllim që të shkatërrojë këtë shtëpi me qëllim që të zhduk trashëgimin neo-naziste, e cila shpesh përdoret për pelegrinazh, njofton AP.

Plani për shkatërrimin e shtëpisë së Hitlerit tash duhet të votohet në Parlament. Por Ministria e Brendshme, ka thënë se shkatërrimi i këtij objekti është rekomanduar nga një komision i përcaktuar nga qeveria.

Partitë në pushtet por edhe ato në opozitë pritet që ta mbështesin këtë plan.

XS
SM
MD
LG