Ndërlidhjet

Dalai Lama në Pragë


Rreth 1,000 njerëz kanë mirëpritur Dalai Lamën në Republikën Çeke, duke u mbledhur para kështjellës së Pragës, ku është edhe vendndodhja e zyrës së presidentit çek. Lideri shpirtëror tibetian në mërgim dikur ishte i ftuar në kështjellë, gjatë kohës së presidencës së presidentit të ndjerë, Vaclav Havel. Folësit gjatë këtij tubimi kritikuan presidentin aktual çek, Millosh Zeman, pasi ky u fundit nuk u takua me Dalai Lamën. Ata kritikuan Zemanin se më me rëndësi për të janë lidhjet biznesore me Kinën. Gjatë kësaj vizite, ku po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare, murgu budist pritet të takohet me një zëvendës kryeministër çek. Ai arriti në Pragë nga Sllovakia fqinje, ku takimi i tij me presidentin sllovak Andrej Kiska, mori kritika zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kinës. Kina e akuzon Dalai Lamën për kërkim të pavarësisë së Tibetit, edhe pse ky i fundit insiston se ai dëshiron vetëm autonomi më të madhe nga Pekini.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG