Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Të enjten, për 8 orë do të ndalen sulmet në Alepo


Alepo

Alepo

Për tetë orë, gjatë ditës së enjte, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin sulmet ndaj qytetit të Alepos, në mënyrë që civilët dhe rebelët të mund të largohen nga qyteti, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Por Moska ka hedhur poshtë se një arëpushim më afatgjatë do të mund të hynte në fuqi, gjë të cilën janë duke e kërkuar qeveritë perëndimore, duke thënë se një gjë e tillë, do tu jepte mundësi rebelëve islamik që të rigrupohen.

Rusia po ndihmon nga ajri forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Ata kanë bombarduar lindjen e qytetit të Alepos, që prej se marrëveshje e armëpushimit kolapsoi muajin e kaluar.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Alepo jetojnë mbi 250 mijë civilë.

XS
SM
MD
LG