Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pauza ruse për Alepon në Siri – e vonuar


Mark Toner

Mark Toner

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha se shpallja e Rusisë për një armëpushim prej tetë orësh në Alepo të Sirisë, “do të ishte gjë e mirë”, por ka tërhequr vërejtjen se “është pak shumë vonë, shumë vonë”.

Sipas tij, qëllimi i forcave të Rusisë dhe Sirisë është “vuajtja nga uria dhe largimi i opozitës dhe i civilëve, që kanë mbetur aty për një kohë të gjatë”.

Aktivistët opozitarë sirianë thanë se nga sulmet e djeshme ajrore të udhëhequra nga Rusia, në dhe rreth Alepos, janë vrarë së paku 36 vetë.

Rusia dje ka shpallur se forcat ruse dhe ato siriane do t’i ndalin sulmet për tetë orë, në mënyrë që civilët dhe militantët të mund të largohet të sigurt nga qyteti Alepo.

XS
SM
MD
LG