Ndërlidhjet

Rusia thotë se sulmet ajrore në Alepo janë ndalur


Ministri i mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu

Ministri i mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu

Rusia thotë se forcat ajrore ruse dhe siriane i kanë ndalur sulmet ajrore në qytetin verior sirian, Alepo.

Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha sot se sulmet janë pezulluar prej orës 10 sipas kohës lokale, për të mundësuar që kryengritësit dhe civilët të përgatiten për largim nga qyteti i rrethuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë ka theksuar se ky veprim është “manifestim i vullnetit të mirë të ushtrisë ruse”.

Më herët, aktivistët sirianë thanë se “aeroplanët rusë kanë ndërmarrë sulme ajrore intensive pas mesnatës” në hapësirat e Alepos, që janë nën kontroll të kryengritësve.

Dje, Rusia ka shpallur se do të lejoj civilët dhe luftëtarët kryengritës që të largohen të sigurt jashtë qytetit, më 20 tetor.

Kombet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë shpallje, por thanë se pauza nuk është mjaft e gjatë për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve.

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se kjo pauzë do të jetë “pak si shumë e vonuar”.

XS
SM
MD
LG