Ndërlidhjet

Aktakuzë për import ilegal të armëve dhe mjeteve plasëse


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M.B. për veprat penale: "Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar", njofton zyra për media e Prokurorisë së Shtetit.

I pandehuri M.B. akuzohet për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuara të armëve apo materieve plasëse.

Sipas aktakuzës për të pandehurin M.B., thuhet se ai aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të një grupi, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale, duke vepruar së bashku me të pandehurit tjerë, për të cilët kjo prokurori me datë 30.05.2014 ka ngritur, po ashtu, aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, se me vetëdije kanë transportuar dhe sjellje armë dhe municion të ndryshëm nga Maqedonia për në pjesë të ndryshme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG