Ndërlidhjet

OKB kërkon siguri për dërgimin e ndihmave në Alepo


Jens Laerke
Jens Laerke

Kombet e Bashkuara thonë se po presin që të marrin garancë për siguri, përpara se të nisin operacionet humanitare në Alepo të Sirisë.

“Ne na duhet që të gjitha armët të heshtin”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Jens Laerke. “Ne kemi nevojë për garancë nga të gjitha palët e përfshira në konflikt, jo vetëm një njoftim i njëanshëm që thotë se kjo gjë do të ndodhë”, ka thënë tutje ai.

Këto komente vijnë pasi Moska ka njoftuar se avionët luftarakë rusë dhe sirianë do të ndërprejnë sulmet ajrore në Alepo për tetë orë më 20 tetor. Kjo pauzë tetë orëshe, ka për qëllim të lejojë civilët dhe luftëtarët rebelë të largohen nga qyteti.

Laerke ka thënë se OKB bën thirrje për “pauzë 48 orëshe” me qëllim që të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe të bëhet evakuimi i personave të sëmurë dhe të plagosur.

XS
SM
MD
LG