Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë e pazakonshme kundër korrupsionit


Aktivistët kundër korrupsionit në Ukrainë e kanë bërë një protestë të pazakonshme në kryeqytetin Kiev, duke i varur rrobat e brendshme për pastrim. Ky tubim është organizuar për t'u bërë thirrje zyrtarëve që t’i paraqesin deklaratat elektronike të pasurive dhe interesave të tyre, dy javë para se të kalojë afati. Aktivistët thanë se ata do t’i varin rrobat e brendshme të zyrtarët të cilët ende nuk e kanë paraqitur deklaratën. Njëri ndër ta është edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, për të cilin aktivistët thonë se ende nuk e ka plotësuar deklaratën. Vetëm 13% e 50 mijë zyrtarëve publikë në Ukrainë e kanë plotësuar deklaratën, pasi është paraqitur mënyra e re elektronike për plotësimin e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG