Ndërlidhjet

Poroshenko nuk ka "pritje të mëdha" nga samiti i Berlinit


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se nuk ka “pritje të mëdha” nga samiti që do të mbahet lidhur me konfliktin në lindje të Ukrainës.

“Nuk jam shumë optimist për të ardhmen e Ukrianës, por fatkeqësisht nuk jam optimist as për takimin e nesërm”, ka thënë sot Poroshenko.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka ftuar Poroshenkon, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin francez, Francois Hollande në Berlin më 19 tetor për “të vlerësuar zbatimin” e marrëveshjes së Minskut, ka thënë zëdhënësi i Merkleit, Steffen Seibert.

Seibert ka thënë se në këtë takim gjithashtu do të diskutohet për “hapat e mëtejmë” drejt procesit të dhënies fund të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se është “herët të flitet për ndonjë marrëveshje specifike”.

Katër liderët kanë mbajtur samitin e fundit për Ukrainën, në tetorin e vitit të kaluar në Paris.

Marrëveshja e paqes e arritur në Minsk më 2015 ka ndihmuar që në mas të madhe të ndalen luftimet në lindje të Ukrainës, në mes të forcave qeveritare ukrainse dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Por luftimet kanë vazhduar dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike kanë ngecur.

Nga konflikti, që prej prillit të vitit 2014 janë vrarë mbi 9,600 njerëz.

XS
SM
MD
LG