Ndërlidhjet

Shtëpia ku ka lindur Hitleri nuk do të shkatërrohet


Shtëpia ku ka lindur Hitleri.
Shtëpia ku ka lindur Hitleri.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka tërhequr planet për shkatërrimin e shtëpisë, në të cilën ka lindur Adolf Hitleri më 1889.

Ai ka thënë se një komutet ekspertësh ka vendosur se shtëpia duhet të shkatërrohet.

Por, komiteti këmbëngul që jo, duke thënë se shkatërrimi “do t’i vinte afër mohimit të historisë naziste në Austri”.

Sobotka tha të martën se shtëpia “do të konvertohet, në mënyrë që të mos jetë e njohur më tutje”.

Ai tha se arkitektët do të ftohen për të paraqitur propozimet për konvertimin e shtëpisë.

Hitleri ka lindur në një dhomë në katin më të lartë të një ndërtese në Braunau am In, pranë kufirit Austri-Gjermani, më 20 prill, 1889.

XS
SM
MD
LG