Ndërlidhjet

logo-print

Obama: IS-i do të mposhtet në Mosul


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se beteja për rikthimin e qytetit të Irakut, Mosul, nga kontrolli i grupit militant Shteti Islamik do të jetë “luftë e vështirë”, por tha se është i bindur se forcat irakiane, që po udhëheqin operacionin ushtarak, do t'i mposhtin ekstremistët.

Komentet e Obamës vijnë një ditë pasi Bagdadi ka njoftuar se forcat e Qeverisë irakiane kanë nisur ofensivën e shumëpritur, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar që udhëheq SHBA-ja.

“Fillimi i operacioneve irakiane për të çliruar Mosulin është një tjetër hap i madh përpara”, tha Obama në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha se militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë marrë kontrollin e Mosulit më 2014, do të munden.

Të martën, komisionari për siguri i Bashkimit Evropian paralajmëroi se blloku duhet të jetë i përgatitur për fluks militantësh, nëse Shteti Islamik dëbohet nga Mosuli.

“Edhe një numër i vogël militantësh do të paraqiste kërcënim serioz, për të cilin duhet të përgatitemi”, tha Julian King në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt.

OKB-ja ka paralajmëruar se mbi 1 milion njerëz mund të detyrohen të ikin nga shtëpitë në Mosul.

XS
SM
MD
LG