Ndërlidhjet

Merkel nuk përjashton opsionin e sanksioneve ndaj Rusisë për Sirinë


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se sanksionet kundër Rusisë për aksionet e saj në Siri mund të mbeten si opsion për Bashkimin Evropian.

Merkel ka thënë se ajo do të bisedojë për Sirinë me presidentin francez, Francois Hollande dhe atë rus, Vladimir Putin, në margjinat e takimit për Ukrianën në Berlin sot.

Merkel ka kritikuar Rusinë se po mbështetë forcat e presidentit Bashar al-Assad dhe ka akuzuar Sirinë dhe Rusinë se po bombardon qëllimshëm civilët dhe spitalet.

Merkel ka thënë më 18 tetor se për situatën në Siri “asnjë opsion, përfshirë edhe sanksionet, nuk mund të hiqen nga tavolina e diskutimeve... por prioriteti është që ne të shikojmë se si të lehtësojmë në një farë mënyre vuajtjet e njerëzve”, duke shtuar se kjo temë do të trajtohet në takimin me Putinin.

Deklaratat e Merkelit vijnë vetëm një ditë pasi shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se blloku nuk është duke e konsideruar mundësinë e imponimit të sanksioneve ndaj Rusisë për aksionet në Siri.

XS
SM
MD
LG