Ndërlidhjet

logo-print

Plagosen 4 nxënës në San Francisco, sulmuesit në arrati


Ilustrim

Ilustrim

Katër nxënës në San Francisco të SHBA-së, janë qëlluar me armë zjarri, teksa kanë qenë jashtë objektit shkollor, përkatësisht në parkingun e shkollës, Jordan School.

Autoritetet thonë se njëri prej nxnënësve është në gjendje kritike.

Të shtënat kanë ndodhur kur nxënësit ishin duke dalur nga shkolla, kanë thënë autoritetet amerikane.

Tre nga viktimat vrapuan për të hyrë në shkollë, dhe policia urdhëroi nxënësit që të mos lëvizin derisa të kontrollohen të gjitha klasat dhe policia më pas e kuptoi se brenda shkollës nuk ka pasur sulmues aktiv.

“Një viktimë femër, si pasojë e lëndimeve është në rrezik për jetë”, ka thënë policia në Manfredi.

Katër të dyshuar janë parë duke ikur nga zona ku ndodhën të shtënat.

Sulmuesit, të cilët nuk janë nxënës të shkollës, sipas zyrtarëve, kanë pasur për cak nxënëset femra.

“Ku është incident i izoluar që ka ndodhur jashtë objektit shkollor”, kanë thënë autoritetet e shkollës Jordan School ku dhe ndodhi incidenti.

XS
SM
MD
LG