Ndërlidhjet

Pragë: Arrestohet një rus për sulme kibernetike ndaj SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Policia në kryeqytetin e Republikës Çeke ka arrestuar një qytetar rus, i cili po dyshohet se ka kryer sulme kibernetike ndaj uebfaqeve me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhnësi i policisë së Pragës ka thënë më 18 tetor se i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në një hotel, pas hetimit të kryer në bashkëpunim me FBI.

Gjykata do të vendos për ekstradimin e mundshëm të tij në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë se përmes sulmeve kibernetike ndaj zyrtarëve politikë dhe organizatave të tjera amerikane, po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Më 16 tetor, presidenti rus Valdimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit dhe ka thënë se këto pretendime po përdoren si retorikë e fushatës nga Shtëpia e Bardhë.

XS
SM
MD
LG