Ndërlidhjet

Rusia: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka vrarë 6 civilë


Alepo, foto arkiv

Alepo, foto arkiv

Rusia thotë se koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka vrarë gjashtë civilë në Alepo të Sirisë.

Ushtria ruse ka thënë se sulmi ajror në fshatin Hassajek gjithashtu ka plagosur katër persona të tjerë dhe ka shkatërruar dy shtëpi.

Ushtria ruse thotë se ka parë edhe dy avionë luftarak belg të tipit F-16, duke fluturuar në atë zonë, në kohën e sulmit, duke shtaur se “në atë zonë nuk ka pasur avionë rusë dhe sirianë”.

Minsitria e Mbrojtjes së Belgjikës ka mohuar se avionët luftarakë kanë fluturuar në atë kohë mbi Alepo.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se Moska po pret që ky sulm të dënohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Moska ka njoftuar më 18 tetor se forcat ruse dhe sirianë kanë ndalur bombardimet në qytetin e rrethuar të Alepos, ndërkaq më 20 tetor kanë paralajmëruar se do të ketë armëpushim 8 orësh.

XS
SM
MD
LG