Ndërlidhjet

Rusia nuk pret kthesë të madhe në samitin e Berlinit


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Rusia thotë se nuk pret ndonjë kthesë të madhe për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, në samitin që do të mbahet për këtë çështje në Berlin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka bërë këto komente sot, pak orë para se liderët e Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës të diskutojnë për procesin e paqes.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë më herët se nuk ka “pritshmëri të mëdha” nga ky takim.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se bisedimet e Berlinit kanë për qëllim “të ofrojnë një vlerësim të sinqertë” të përparimit në zbatimin e marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk.

Peskov ka thënë gjithashtu se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i situatës dhe idenfitikimi i pengesave për zbatimin e marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk.

Franca dhe Gjermani më 2015 arritën marrëveshje, e cila në masë të madhe ka ndalur luftimet në mes të forcave qeveritare dhe separtistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Por, përleshjet kanë vazhduar dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë ngecur.

XS
SM
MD
LG