Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Forcat afgane kanë shkaktuar më shumë viktima civile


Kombet e Bashkuara thonë se forcat qeveritare janë përgjegjëse për rritjen e viktimave në mesin e civilëve, në konfliktin në Afganistan.

Në raportin e publikuar sot, Misioni i OKB-së në Afganistan ka thënë se të paktën 2,562 civilë janë vrarë dhe 5,835 të tjerë janë plagusur në luftimet vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Numër i ngjajshëm i viktimave të civilëve kishte qenë edhe në periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Elementet antiqeveritare kanë vazhduar të jenë shkaktari kryesor i viktimave civile, thuhet në raport, por vrasjet e kryera nga forcat pro-qeveritare janë rritur për 42 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Në raport thuhet se për 72 për qind e viktimave janë shkaktuar nga sulmet ajrore të forcave afgane dhe aleatëve të saj.

“Rritja e luftimeve në zonat me popullsi të dendur e bën të domosdoshme që palët të marrin masa të menjëhershme për të siguruar që civilët të kursehen nga luftimet”, ka thënë Tadamich Tamamoto, përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Afganistan.

XS
SM
MD
LG