Ndërlidhjet

NATO konfirmoi se në Kabul janë vrarë dy amerikanë


Ushtarët amerikanë duke i ndihmuar një kolegu të tyre të plagosur në Afganstan
Ushtarët amerikanë duke i ndihmuar një kolegu të tyre të plagosur në Afganstan

NATO-ja ka konfirmuar se një person i armatosur e ka vrarë një ushtar të Shteteve të Bashkuara dhe një civil amerikan, afër bazës ushtarake në kryeqytetin Kabul, që shfrytëzohet nga forcat e koalicionit, të udhëhequr nga NATO-ja.

Tre shtetas të tjerë amerikanë, një ushtar dhe dy civilë, janë plagosur nga sulmuesi “i panjohur, i cili më vonë është vrarë”, thuhet në njoftimin e aleancës veriatlantike.

Personat e vrarë dhe të plagosur ishin të angazhuar në stërvitjen e ushtarëve të Afganistanit.

Sot më herët gjatë ditës, Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se personi i armatosur ishte me uniformë të Armatës Kombëtare Afgane, kur i qëlloi dhe i vrau së paku një ushtar amerikan dhe i plagosi pesë të tjerë, në një bazë ushtarake afgane në Kabul.

Zëdhënësi i ksaj ministrie, Dawlat Waziri, tha se sulmi ka ndodhur në qendrën e trajnimit të forcave speciale afgane në lagjen Rishkor, në jugperëndim të Kabulit.

XS
SM
MD
LG