Ndërlidhjet

SHBA kërkon takim me Rusinë rreth mosmarrëveshjes për mbrojtjen raketore


Raketa testuese Iskander e lansuar nga Rusia
Raketa testuese Iskander e lansuar nga Rusia

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një takim të posaçëm me Rusinë për shkeljet e dyshuara të një marrëveshje të rëndësishme, nga periudha e Luftës së Ftoftë, të kontrollit të armëve, një ndryshim i politikave që i bën jehonë frikës së SHBA-së për qëllimet e Rusisë.

Takimi i planifikuar i Komisionit Special Verifikues, i caktuar në një të ardhme të afërt, përqëndron vëmendjen në shqetësimet për marrëveshjen për Raketat Bërthamore, të një game të mesme të vitit 1987.

Marrëveshja që ndalon testimin, prodhimin dhe mbajtjen e raketave tokësore me gamën prej 500 deri në 5500 kilometra, ka hequr gjithë shtrirjen e raketave në Evropë dhe ka vendosur një system të gjërë të verifikimit dhe pajtueshmërisë. Marrëveshja qe konsideruar si jetike në marrëdhëniet e ‘shkrira’ ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Dy vjet më parë, Shtetet e Bahskuara theksuan se Rusia po shkelte marrëveshjen, duke zhvilluar një sistem raketor që ishte përfshirë në marrëveshjen e cila e ndalonte këtë gjë.

Moska hodhi poshtë akuzat, dhe më vonë akuzoi SHBA-në për përpjekje që të instalojë elemente të një sistemi raketa-mbrojtës në Evropë, që në fakt ishte ndaluar me marrëveshjen e mëhershme.

XS
SM
MD
LG