Ndërlidhjet

Kurdët nisin një sulm në 'shkallë të gjerë' në Mosul


Luftimet në Mosul

Luftimet në Mosul

Luftëtarët kurdë thonë se kanë nisur një operacion në shkallë të gjërë në lindje dhe veri të Mosulit, në kohën kur një ofensivë për të dëbuar grupin militant ISIS nga qytetet Irakiane po vazhdon.

Kurdët thonë se operacioni ka për qëllim që të ngushtojë hapësirat përreth ‘zonave të fundit’ të militantëve në Irak, njofton BBC.

Ushtria irakiane ka lëvizur nga jugu dhe forcat speciale i janë bashkuar ofenzivës.

Ka shenja se liderët e IS-it janë larguar nga Mosuli, thonë ushtarakë të SHBA-së. Mendohet se në qytet ndodhen ende 5000 luftëtarë të IS-it.

XS
SM
MD
LG