Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Kërkesa e BE-së për bashkim në sanksionet ndaj Rusisë 'e papranueshme'

  • RFE /RL

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar se Bashkiimi Evropian po bën trysni “të papranueshme” mbi vendet e Ballkanit për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

Daçiq tha se “presioni mbi Serbinë që, me gjuhën diplomatike, të harmonizohet poltiika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanskione ndaj Rusisë, është absolutisht e papranueshme”.

Një raport i politikës së jashtme të BË-së, i publikuar më heret gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progressive me BE-në” në politikën e jashtme.

Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aletja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish.

XS
SM
MD
LG