Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Militantët e IS-it po ikin nga Mosuli në Siri


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se ka prova se militantët e Shtetit Islamik janë duke ikur nga Mosuli i Irakut për në Siri.

Në Mosul, forcat irakiane kanë nisur operacionin për rikthimin e kontrollit të qytetit.

Duke iu adresuar një takimi ndërkombëtar në Paris, Hollande tha se duhet të bëhet çdo gjë e mundur për të ndaluar rigrupimin e militantëve në Raka - bastionin e tyre në Siri.

Besohet se në Mosul janë rreth 4,500 luftëtarë të Shtetit Islamik.

Komandanti i forcave amerikane në Irak, Gary Volesky, tha të mërkurën se "ka indikacione se udhëheqësit e Shtetit Islamik janë larguar nga Mosuli".

Ky qytet ka rënë nën kontrollin e militantëve qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG