Ndërlidhjet

logo-print

Avionët e Turqisë sulmojnë luftëtarët kurdë në veri të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria turke thotë se avionët e saj luftarakë kanë kryer 26 sulme ajrore në veri të Sirisë, ku kanë vrarë mbi 200 luftëtarë kurdë.

Ushtria ka thënë se sulmet e kryera në natën e 19 tetorit, kanë goditur caqet në veri të qytetit të Alepos, në zonat që së fundmi milicia kurde YPG i ka marrë nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

Një komandant kurd, Mahmoud Barkhadan ka thënë se jo më shumë se 10 luftëtarë të tyre janë vrarë nga këto sulme.

Aktivistët sirianë, ndërkaq, kanë thënë se numri i viktimave është 11, duke shtuar se nga këto sulme janë shkatërruar ndërtesa të përdorura si seli të YPG-së dhe po ashtu janë shkatërruar katër vetura.

Milicia YPG mbështetet nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër IS-it, por Turqia e konsideron si organizatë terroriste dhe thotë se është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

XS
SM
MD
LG