Ndërlidhjet

BE po shqyrton mundësinë e sanksionimit të përkrahësve të Assadit


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian është duke shtyrtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj mbështetësve të presidentit sirian, Bashar al-Assad, nëse ata dështojnë të ndalin mizoritë në Siri.

Kështu thuhet në një draft-deklaratë të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, para samitit të liderëve të BE-së, që do të nis më vonë gjatë ditës.

Në këtë tekst thuhet se blloku “është duke konsideruar të gjitha opsionet, përfshirë edhe masa të mëtejme shtrënguese për individët dhe subjektet që mbështesin regjimin sirian”.

Këto masa duket se kanë në shënjestër Rusinë, të cilën, liderët perëndimorë e kanë kritikuar për mbështetjen e ofenzivës ushtarake të forcave qeveritare siriane, në qytetin verior të Alepos.

“Këshilli Evropian fuqishëm dënon sulmet e kryera nga regjimi sirian dhe aleatët, veçanërisht Rusisë, mbi civilët në Alepo”, thuhet në këtë draft-deklaratë.

Para samitit të Brukselit, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May i ka bërë thirrje BE-së “që të vazhdojë t’i bëj presion Rusisë që të ndalë mizoritë në Siri”

Pas bisedimeve mes liderëve gjerman dhe rus në Berlin, presidenti francez, Francois Hollade ka thënë se “ajo çfarë po ndodhë në Alepo është krim lufte”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar bombardimet në Alepo dhe ka thënë se ato janë “çnjerëzore”.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka përshkruar këto akuza si “retorikë”, që nuk marrin parasysh realitetet në Siri.

XS
SM
MD
LG