Ndërlidhjet

logo-print

Abadi: Përparimi drejt Mosulit, më shpejt se sa ishte planifikuar


Kryeministri irakian Haidar al-Abadi

Kryeministri irakian Haidar al-Abadi

Kryeministri irakian thotë se ofensiva ushtarake që po zhvillohet për të rimarrë qytetin Mosul nga grupi militant Shteti Islamik (IS), po përparon më “shpejt” se sa është menduar.

Haidar al-Abadi i bëri këto komente sot përmes një video-linku në takimin ndërkombëtar që po mbahet në Paris, për të ardhmen e Mosulit.

Abadi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ushtrisë irakiane me forcat kurde, duke thënë se “ata janë duke luftuar së bashku në harmoni” për të çliruar territorin irakian.

Ofensiva për çlirimin e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosulit, ka hyrë në ditën e katërt dhe forcat kurde dhe ato irakiane kanë arritur të marrin nën kontroll territore në këtë zonë.

Më herët gjatë ditës, luftëtarët kurdë kanë nisur një operacion për dëbimin e IS-ot mha fshatërat në lindje dhe veri të Mouslit.

Ushtria irakiane është duke lëvizur nga jugu dhe forcat speciale i janë bashkuar ofensivës dhe kanë përparuar drejt qytetit Bartalla.

Ofensiva për rimarrjen e Mosulit po mbështetet nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG