Ndërlidhjet

Një zonë pranë Mosulit pastrohet nga minat tokësore


Një zonë pranë Mosulit pastrohet nga minat tokësore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Divizioni i nëntë i ushtrisë irakiane ka punuar për pastrimin e rrugës në zonën Khazir, nga minat tokësore dhe bombat. Këto aksione janë pjesë e operacioneve për rimarrjen e qytetit Mosul nga militatët e Shtetit Islamik. Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi ka thënë se janë shënuar përparime më shpejt se sa është planifikuar, në ofenzivën për rimarrjen e qytetit Mosul. Ushtria irakiane është duke përparuar drejt Mosulit nga jugu, ndërkaq luftëtarët kurdë po lëvizin nga veriu dhe lindja e qytetit.Kjo ofensivë po mbështetet nga koalicioni i sulmeve ajrore, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 1.5 milion civilë besohet se janë brenda qytetit, ndërkaq ka raportime se atyre po iu hargjohen furnizimet me gjërat më elementare. Zyrtarët irakianë kanë thënë se beteja për Mosulit mund të zgjasë me javë ose për muaj të tërë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG