Ndërlidhjet

Presidenti i Filipineve njofton për ndarjen nga SHBA-të


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka njoftuar për “ndarjen” nga Shtetet e Bashkuara, aleatit shumëvjeçar i shtetit të tij.

“Unë njoftoj për ndarjen time nga SHBA-të”, ka thënë Duterte në Pekin, pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

“Amerika tashmë ka humbur”, i ka thënë Duterte biznesmenëve nga Filipine dhe Kina, gjatë një forumi në Kinë.

Ai gjtihashtu ka thënë se mund të shkojë te presidenti rus, Vladimir Putin dhe t’i tregojë atij se “se jemi tre shtete kundër botës – Kina, Filipinet dhe Rusia”.

Lideri i Filipineve në vazhdimësi ka vënë në pyetje aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar kërcënimin e Dutertes, duke thënë se Malina ka kërkuar ndryshime në marrëdhëniet e saj me Uashingtonin.

XS
SM
MD
LG