Ndërlidhjet

NATO e shqetësuar me nisjen e luftanijeve ruse drejt Sirisë


Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është i “shqetësuar”, pasi Rusia ka nisur një avionmbajtës dhe një task forcë, drejt Detit Mesdhe, me qëllim që t’i bashkohet sulmeve ruse dhe siriane në qytetin e Alepos.

Një anije që bartë avionë dhe shtatë anije luftarake ruse janë nisur nga Deti Norvegjez për në Detin e Veriut dhe do të kalojnë përmes Kanalit Anglez, në rrugën e tyre drejt Sirisë.

Admirali Vyacheslav Popov, ka thënë se task forca do të mbërrijë në destinacion “për më pak se një javë”.

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon ka thënë më herët se “këto anije janë pranë ujërave tona dhe ne do ta vëzhgojmë udhëtimin e tyre”, me qëllim që Britania të jetë e sigurt.

XS
SM
MD
LG