Ndërlidhjet

Carter do bisedojë me zyrtarët e Turqisë për sovranitetin e Irakut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se do të theksojë nevojën e respektimit të sovranitetit të Irakut, gjatë vizitës së sotme në Turqi.

Por Carter nuk ka decidivisht nëse do t’i kërkojë Ankarasë që të tërheq trupat ushtarake që po veprojnë në veri të Irakut.

Takimi i Carterit me zyrtarët turk në Ankara ka për qëllim të zbusë tensionet në mes të Turqisë dhe Irakut, pasi Turqia po kryen operacione ushtarake në veri të Irakut.

“Ne duam t’i mbajmë të gjithë të fokusuar në objektivin tonë, që është mposhtja e grupit militant Shteti Islamik sepse nga ta kërcënohemi të trija shtetet”, u ka thënë Carter gazetarëve.

Rreth 500 ushtarë të Turqisë janë duke i trajnuar arabët sunitë dhe luftëtëtarët kurdë në një vazë afër qytetit të Mosulit, që prej muajit dhjetor.

Bagdadi thotë se trupat turke janë aty pa lejen e autoriteteve irakuane dhe ka bërë thirrje që ata të tërhiqen.

Ankaraja ka injoruar këtë thirrje dhe insiston se do të luaj rol në ofensivën që ka nisur për rimarrjen e qytetit të Mosulit nga IS-i.

XS
SM
MD
LG