Ndërlidhjet

Seanca për rastin “Stenta” shtyhet për datën 30 nëntor


Pallati i Drejtësisë, Prishtinë

Pallati i Drejtësisë, Prishtinë

Në mungesë të plotësimit të gjitha kushteve për mbajtjen e seancës për rastin e njohur si “Stenta”, trupi gjykues ka vendosur që ajo të shtyhet për datën 30 nëntor.

Të akuzuar në këtë rast janë 64 persona, kryesisht punëtorë shëndetësorë të institucioneve publike e private. Kurse shtyrja e seancës është arsyetuar me mungesë të njërit nga të akuzuarit.

Përballë trupit gjykues janë paraqitur ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabani,pastaj ish-drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari dhe shumë mjekë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë aktakuzë.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe kanë lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore, për periudhën 2011 -2015.

Seanca është caktuar për datën 30 nëntor.

XS
SM
MD
LG