Ndërlidhjet

OKB denoncon “krimet e përmasave historike” në Siri


Zeid Ra’ad Al Hussein

Zeid Ra’ad Al Hussein

Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së, ka hapur një senacë të posaçme për qytetin e rrethuar sirian të Alepos.

Kjo seancë, e thirrur nga Britania, ka për qëllim arritjen e një reozlute për abuzimet, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo, ku jetojnë rreth 250 mijë civilë, të cilët janë të rrethuar nga forcat qeveritare siriane që po mbështeten nga Rusia.

Duke iu drejtuar 47 anëtarëve të këshillit, shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein ka kërkuar aksion kundër “krimeve të përmasave historike”.

“Grupet e armatosura opozitare vazhdojnë të gjujanë mortaja dhe predha të tjera mbi lagjet e banuara me civilë në perëndim të Alepos, por sulmet ajrore ndaj pjesës lindore të qytetit të kryera nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre, janë përgjegjëse për shumicën e viktimave në mesin e cilivëve”, ka thënë Zeid.

Tobias Ellwook, ministri për Afrikë dhe Lindje të Mesme i Britanisë, ka kritikuar Moskën për aksione “të turpshme” në Alepo dhe ka thënë se “Rusi, ti nuk po e zgjidh situatën por po e përkeqëson”.

XS
SM
MD
LG