Ndërlidhjet

Beograd: Migrantët e kthejnë depon në strehimore


Beograd: Migrantët e kthejnë depon në strehimore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Qindra migrantë e kanë kthyer një depo në Beograd të Serbisë, në strehimore të përkohshme. Njerëzit që po qëndrojë në këtë depo janë kryesisht afganë dhe pakistanezë. Në këtë objekt nuk ka energji elektrike, ngrohje e as ujë të pijshëm. Besohet se në Serbi janë rreth 7 mijë refugjatë dhe migrantë, të cilët po tentojnë që të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Shumica prej tyre nuk paraqiten në qendrat e refugjatëve nga frika se mund të dëbohen nga shteti. Disa prej migrantëve thonë se kanë tentuar ta kalojnë kufirin me Hungarinë por janë kthyer mbrapsht me forcë nga rojet dhe policia hungareze.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG