Ndërlidhjet

Afrika e Jugut do të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir (në mes).

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir (në mes).

Afrika e Jugut ka nisur zyrtarisht procesin për tërheqje nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, duke njoftuar edhe Kombet e Bashkuara për këtë vendim.

Afrika e Jugut nuk ka dashur të ekzekutojë urdhërarrestimet e Gjykatës, të cilat do të çonin në ndryshim të regjimit, tha një ministër.

Vitin e kaluar, një gjykatë e Afrikës së Jugut ka kritikuar qeverinë, e cila ka refuzuar të arrestojë presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir.

Ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte.

Bashir ka ndjekur një samit të Bashkimit Afrikan në Johanesburg, kur qeveria ka injoruar një kërkesë të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime për arrestimin e tij.

Bashir i mohon akuzat se ka kryer krime në rajonin e trazuar të Sudanit, Darfur.

XS
SM
MD
LG