Ndërlidhjet

Carter: Turqia dhe Iraku kanë arritur marrëveshje paraprake për Mosulin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim. Ankara, 21 tetor 2016.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim. Ankara, 21 tetor 2016.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, tha se Turqia dhe Iraku kanë arritur marrëveshje paraprake që do t’i lejonte forcat turke të marrin pjesë në fushatën për rikthimin e Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

Carter tha pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin Binali Yildirim dhe ministrin e Mbrojtjes, Fikri Isik, në Ankara, se duhet punuar ende në detajet dhe se Bagdadi duhet të japë miratimin përfundimtar, porse Iraku e kupton se “Turqia do të luajë rol në operacionet kundër Shtetit Islamik”.

Marrëdhëniet midis Irakut dhe Turqisë janë tensionuar muajve të fundit nga prania e forcave turke në kampin Bashika në veri të Mosulit.

Zyrtarët irakianë kanë kërkuar nga forcat turke që të largohen nga Iraku, por Turqia ka refuzuar, duke thënë se forcave të saj u është kërkuar të shkojnë në Irak për të trajnuar forcat që luftojnë militantët.

Erdogan ka shprehur zemërimin e tij se Turqisë nuk i është kërkuar të përfshihet më shumë në operacionet në Mosul, i cili ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Otomane.

Operacionet kundër Shtetit Islamik në Mosul mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG