Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Hakeri rus akuzohet për vjedhje të të dhënave në LinkedIn


Një fotografi e postuar nga Nikulin në profilin e tij në Instagram

Një fotografi e postuar nga Nikulin në profilin e tij në Instagram

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar shtetasin rus, Yevgeny Aleksandrovich Nikulin, 29 vjeçar nga Moska, për hakerizëm dhe vjedhje të informacione nga komjuterët në rrjetin LinkedIn dhe kompantië e tjera në San Francisko.

Juria e madhe e ka paditur këtë person për ndërhyrje në kompjuterë dhe vjedhje serioze të identitetit, ka thënë mbrëmë Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në san Francisko.

Personi Nikulin e kishte dërguar një program te kompjuteri i një punonjësi të rrjetit LinkedIn, i kishte vjedhur emrat e shfrytëzuesve, pasvordat dhe adresat e emaileve të klientëve të kompanisë Formspring.

Yevgeny Aleksandrovich Nikulin është arrestuar në Pragë të Çekisë më 5 tetor. Autoritetet e Rusisë kanë thënë se ato po punojnë për ta parandaluar ekstradimin e këtij personi në Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti LinkedIn e ka ndërlidhur Nikulinin me sulmin e vitit 2012 dhe tha se për pasojë, më se 100 milionë pasvorda të përdoruesve ishin shkatërruar, duke shkaktuar operacion masiv të rivendosjes së pasvordit.

XS
SM
MD
LG