Ndërlidhjet

Gjeorgji: Një person i armatosur është vrarë afër qendrës së NATO-s


Pamje e një pjese të kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji
Pamje e një pjese të kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Një person i armatosur është vrarë afër një qendre stërvitore të NATO-s jashtë kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji.

Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë ka njoftuar sot se disa sulmues, prej tyre së paku një i armatosur, janë përpjekur të depërtojnë në një qendër të përbashkët stërvitore NATO – Gjeorgji, jashtë Tbilisit.

Këta persona e kanë sulmuar një roje jashtë qendrës, që ndodhet në kapacitetin ushtarak, Krtsanisi.

Një ushtar i cili erdhi në vendin e ngjarjes ka shtënë dhe e ka vra njërin prej sulmuesve. Nuk është e qartë se ku gjenden sulmuesit e tjerë.

Policia ushtarake e Gjeorgjisë e ka filluar hetimin lidhur me këtë incident.

Hetuesit thanë se motivet e sulmuesve janë të paqarta.

Qendra e përbashkët stërvitore dhe vlerësuese është inauguruar në gusht të vitit të kaluar. NATO-ja thotë se kjo qendër u mundëson trupave nga Gjeorgjia, NATO-ja dhe forcat e tjera në rajon, kushte të avancuara për stërvitje.

XS
SM
MD
LG