Ndërlidhjet

Komandanti amerikan kritikon udhëheqjen afgane për dështimet në siguri


Gjenerali amerikan John W. Nicholson, gjatë një konference me gazetarë
Gjenerali amerikan John W. Nicholson, gjatë një konference me gazetarë

Komandanti i SHBA-së dhe i NATO-s në Afganistan thotë se dështimet themelore të udhëheqjes së shumë njësive policore e ushtarake afgane kanë rezultuar me numrin e lartë të viktimave në mesin e trupave afgane.

Gjenerali i ushtrisë së SHBA-së, John Nicholson, i bëri këto komente në fundjavë në Kabul, kur forcat afgane po i afroheshin përfundimit të vitit të dytë të përgjegjësisë për sigurinë gjithandej vendit.

Nicholson tha se trupat afgane në rrugë po bënin punën e tyre më mirë, por ishin shumë të dobëta për shkak se komandatët ndonjëherë nuk iu ofronin furnizimet themelore të nevojshme për të luftuar militantët talibanë dhe të ashtuquajturin "Shtet Islamik".

Nicholson tha se “policët e rinj që po vdesin në pika kontrolli jo gjithmonë kanë ushqim të mjaftueshëm, ose ujë, ose municion dhe liderët e tyre mund të mos jenë me ta."

Ai tha se problemet janë kryesisht në nivelin komandues në Policinë Kombëtare Afgane por gjithashtu, në një nivel më të ulët, janë të pranishme edhe në mesin e Ushtrisë Kombëtare Afgane. (REL)

XS
SM
MD
LG